Dihet qe simbolet mund të bëhen edhe pa një idenga kultura ne te cilen lindin, sepse ato janë së pari të menjëhershme, dhe nuk presupozojnë një pjesëmarrje ose një angazhim nga ata që i veshin ato te stampuara në një këmishë, në nje varese çelsash, apo edhe ne nje fotografi. Në fakt, shpesh përdorimi i simboleve nuk kërkon angazhim, as vetëdije, por as edhe nje lidhje me kulturen. Në këtë rast, identiteti merr konceptin e modës ose madje edhe një turizëm identiteti, kur simbolet perdoren vetëm gjatë manifestimeve,nga individë te cilet nuk kane vetedije ose injorojnë kuptimin,por te cilet ata tërhiqen prej tyre vetëm nga një këndvështrim estetik.
E gjithë kjo është përdorur, megjithatë, për të kuptuar identitetin tone. Ne vazhdim te mendimit tim, besoj fort se eksistojne objekte fizike me shume domethenije, ato jane struktura të pavarura, por të vërteta simbolikisht, sisteme ne marrëdhëniet që japin kuptim, duke krijuar një univers Human. Kjo është arsyeja perse mendova te shkruaj mbi kete teme. Identiteti Arbereshe, eshte mire i konservuar, e gati për përdorim. Mjafton qe te hapet kjo kuti dhe te shihni efektin. Kështu do të jetë më e lehtë të lidhet me të, pa pasur rrezik kontaminimi. Perdorimi rekomandohet sa here te jete nevoja: burra, gra, fëmijë,te moshuar. Perdorim per te gjithe. Mjafton te shikosh efektin: nevojitet ta mbani kete vazo ne shtepi, në oborrin e shtëpisë, lagjen ose qytetin tuaj. Nuk ka nevojë ta hapni. Kështu identiteti juaj do të mbetet i pastër dhe larg nga grackat e globalizimi. Provoni ta besoni .Në të gjithë botën ekzistojne vetëm 60 kopje. Nxitohuni! Kliko për tjera INFO