Kur lexon “ Miseria” e Caliva-s bëhe një banor i Horës së Arbëreshëve

Libri: Miserie\ Mario Kaliva Autori: Mario Calivà Shkruar: Italisht
Ndërsa lexoj librin “ Miseria” të autorit, dramaturgur Arbëreshe Mario Calivà

Kur më ra në duar ky libër “Miseria” nuk di pse në ato momente mu kujtua “ Miserabile” i Viktor Hygo, por kur nisa ta lexoja i shtova edhe atë dozë të autorëve realistik, vërtetësi Verghiane (Verga), apo ato dromza, pjesë nga jeta e shoqërisë, që piktorët të nëntëqintës spërkatën në kanavacat e tyre duke i mbërthyer ato momente të përjetëshme.
Federico e Salvatore ( dy personayhet e librit) në lojën e tyre me letra na kujton tryesën e gjeometrizuar “I giocatori delle grandi carte”, të Cezenne. Akti i vdekjes së Filomenës në shtrat me vena të prera më përcolli tek hisoria e artit Henri Gervex, Rolla. Katedralet apo kisha e Shën Gjergjit më përcolli tek veprat e monrealezit Pietro Novellit.
Lexuesi penetron në hapsirë dhe në kohë, të historisë së Horës së Arbëreshëve dhe nuk gjen segmente për ti kapexyer, por një vijë reale, organike e bëhesh bashkëudhtare.
Personazhet në “ Miseria” demostorojnë brishtësin, debulesën, por edhe forcën e jetës humane.
Autori nuk anashkalon edhe introspeksionin psikologjik të pesonazheve e iu jep atë dozën e duhur, të reflektimit, por edhe të pasionit, e dashurisë, sensualitetin, joshjen, ethet e kënaqësisë duke e bësrë sa më të bukur artistikisht përshkrimet e tij. Merita e tij qëndron se ai eleminon çdo element morali, nxjerrë në pah “të vëretën” e karaktereve të presonazheve të tij, pa rënë në dogma moralistik të kohës, e në të njejtën kohë ai, përmban atë zotërim dhe kapacitet, që di t’i japë zë akteve “manichea o stereotipata”të raporteve paradoksale.
Kur lexon këtë vepër, “ Miseria” bëhesh një banor i Horës së Arbëresheve. Për ata që kanë vizituar Horën e arbëreshëve duket sikur këta personazh i ka takuar, përfshihesh në një formë organike brënda kësaj reje, e cila nuk njeh kufij protagonizmi, por linja, ndërthureje dhe ti je aty, herë si spektator, herë i përfshirë si banor i saj ku shikon sheshin, bregun, kishën, Gjonin, Kanalli i Ri, Udha Kriqja.
Paradaksi qëndron midis atij numri të personazheve dhe raportit karakterial që ata përfaqësojn.
Në libër nuk percepton një mori personazhesh, numërohen rreth, 15-20 veta, por karakteret që mbartin, personifikohet një qytrezë e tëre, të cilët të përcjellin në kohë në hapsirë e ti udhëton në makinën shekullore.
Mbrrin me këta personazhe në shekuj dhe bëhesh bashkohës e aktit e themelimit të Horës më 30 gusht 1488 në Monreale, e njhesh me : Giovanni Barbato, Pietro Bua, Giorgio Golemi, Giovanni Schirò, Giovanni Macaluso, Tommaso Jani, Antonio Troja, Matteo Mazza, Teodoro Dragotta, Giorgio Burlesci, Giovanni Parrino, Giorgio Ipsari, Giovanni Cansari, Giovanni Cansari, Giovanni Cansari dhe Giovanni Cansari, Giovanni Cannari.
Firmos bashkë me ta atë kontratën e 30 gushtit 1488, midis shqiptarëve dhe kryepeshkopit të Monreale, zyrat publike duhej të zinin vetëm qytetarët shqiptarë të ritit grek. Ky privilegj, i njohur vetëm për arbëreshët e Piana degli Albanesi, mbeti në fuqi deri në vitin 1819 dhe i lejoi mërgimtarët të mbronin traditat e tyre etno-gjuhësore dhe mbi të gjitha fetare.
Tek këta personazhe qëndron në shpirt Shën Mëria e Odigjitria, e cila iu dha Besimin se do t’iu qendronte pranë në këtë atdhe të dytë dhe ata hodhën themelet e kishës.
Nuk harruan kurrë të parët që prekën atë vend dhe çdo ditë të gushtit, kur agimi spërkat me mijëra spektra të portokallta, sytë e atij komuniteti janë drejt Lindjes, prej nga erdhën 600 vjet më parë.
Autori, nëpërmjet personazheve kthehet në një ciceron të qytezës së tij, rrëfehet si në aspektin historik ashtu edhe në rrafshin e ndryshimeve sociale, antropologjike, historike të botës arbëreshe pas luftës së dytë botërore, nën kornizën të e maleve Kumeta, Maganoce, Xaravuli e Pezzuta,ku mbështillet komuniteti në një mall shtegëtimi.
Personazhet e tij të marrin dhe të shetisin në rrugica,e sokake, të përcjellin tek udha Lipari, sheshi Vito Stassi, Corso Giorgio Castriota, udha Matranga, Guzzetta, Bulevardi Gjergj Kastrioti etje. Lagjet e tyre si; Gjoni, Sheshi, Rrokat, Kryqat e Palermos e kudo ndihen tingujt e shekujve, troku i kuajve, përplasja e tesgjajeve, aroma e gatimeve, mushti i verës. Në këtë libër shohim historinë e Horës në kornizën artistike.
Mes atyre personazhve ti njeh në një farë mënyre shekujt e shkuar, parardhësit e tyre, me qindra arbëreshe që u pagëzuan, në ato kisha e katedrale ku Matranga përshpëriste në arbërisht “E mbesuemja e Krishtertë”. Në ato kisha e ku u martuan dhe varrosën me ritin e tyre bizantin e me kostumet e tyre të bukura. Aty u martua Salvatore e Giuseppina, po edhe Lino e Agostina, aty tek kjo kishë u varros edhe Filomena (Personazhet e autorit)
Autorit nuk i shpëton asnjë detaj historike, kështu që na përfshinë edhe në atë“plage”që i prket kontrastve mes ritit, kontraditat të priftërinjëve fetar latin me ata greco Bizantin. Ai nuk le mënjanë as plagën e “Mafjes” në Jug të Italisë, lidhur me historinë e hidhur e Portellës së vitit 1947 ku edhe vdiqen 12 persona, faqe e hidhur në hisorinë italiane.
Futesh në një mikro labirint, dhe shikon që autori është mjeshtër i detajeve historike. Ai krijon linja, mbi linja, e nuk shmang deri ato pjesë etnografike, të quajtura “besytni popullore”, ekspnent të së cilës sjellë rastin e lindjes së fëmijës së parë të Giuseppinës, Agostina , e cila mbart një shenjë “Voglia të lulshtrydhës” në parakrah.
Detaje shikojnë edhe në jetën e përditshme, ambjenti ku qëndrojnë, e deri tek ushqimet që përdorin; perime, zarzavatet, pasta, djathi, bathë të zjera etje.
Në gojën dhe në veprimet e personazheve hasim elementin e identitetit, “Kostumin arbëresh”, të cilin autori për ta evidencuar na jep emrat e pjesëve të tij, dhe i evidencon elementet e tij.
Këtë element e përcjellë nëpërmjet personzhit të Suor Agata e cila në kishë merr një foto që prezantohet një grua arbëresh në kostumin gala, dhe ndalet tek “Brezi”, ky simbmol i feritilitetit dhe trashgimnisë që burri ia jep si dhuratë gruas në ditën e martesës...

Caliva, gjatë rrëfimit të tij na ofron informacione mbi kostumin gala: nxilona, sqepi\ velloja, këzja\ stoli për të mbledhur topuzin, si edhe gjashtë fjongo dhe katër petale, përmbyllnin virtu të gruas arbërshe. Kostumi i tyre aq i bukur që në 1928 në konkursin e Venecias mori vendin e pare.
Qëndrore si një bërthamë, krijon shtjellat e saj, linja sentimentale e cila kthehet shpesh në një mebranë, guackë e të raporteve pasionale . Këto shtjella mbërthejnë nëntematikat si; akti i “ tradhëtisë”, martesat me mblesëri, Fuitina\ rrëmbimet, por edhe , “pasionet mëkatare” si ajo e Salvatore me Filomenën ,që nga përshkimi artistik herë herë më kujton fior di male di Baudelaire.

Dinamika shoqërore.

Jeta, shoqëria e Horës nuk është e tipit mirëfilltë bujqësor- blektoral, por asaj i jepet edhe konturet e një qyteze. Në të ka vetëm shkolla por edhe: Istituti Femëror, ku mësojnë mbi kostumin arbëresh, apo Seminari, ku fabrikohet prifti. Dikush prej banorëve është edhe pronarë botegash\dyqanet si edhe merren me zejtari.
Salvatore nuk është një bujk i rëndomtë. Një djalosh që ka dalë jashtë mureve të qytezës së tij. Ka eksperiencat e tij sentimentale. Ishte i martuar me Giusepina, kjo grua e lindur në lagjen“Patret”, në veri te Horës, e bija e nje burri me ide komuniste, me profesion bujku, por që idetë marksiste ishin hyrë në Horë, dhe paradoksalmente frekuentonte Kishën Nënë të Shën Mitri. Giusepina ishte një grua devote, ku ishte e lidhur shumë me Papas Sepa.
Autori në përshkrimet fizike të grave ngelet në atë përshkrime të bukurisë femërore. Giusepina mes- hollë që ende ka një fizik adoleshente. Ajo ishte "e lezetshëm" tërheqës në një mënyrë të ëmbël, romantike. Ishte ai diell që nuk perëndon kurrë. Për Salvatore kjo vajzë nuk kishte patur atë rafinatecën femërore, të Erminies, vajzën që kishte njohur në Romë ku mishërim natyror i egër sensual, joshëse,ishin mëshiruar tek ajo dhe pëlr Salvatore, ajo ishte si një Re e bukur ku shpërthehen katër stinët.
Në këtë roman, autori në formë indirekte, duket sikur na jep një almanak të shkurtër, ku ka dashur të na fokusoj se nuk ka klishe për bukurinë e gruas, ato janë të bukura, e tërheqëse në llojin e tyre për syrin e një mashkullit, por janë të bukura për jo përsosmërinë e tyre. Në këto momente më vjen ndër mend poesia e Joumana Haddad “Unë jam Lilith, perëndesha e dy netëve që kthehet nga mërgimi.Unë jam Lilith, gruaja-fat. Asnjë mashkull nuk i ka shpëtuar kurrë asaj dhe asnjë mashkull nuk dëshiron t'i shpëtojë asaj”
Në romanin “ Miserie” nuk kemi vetëm gra të cilat janë “kishë dhe shtëpi”, por edhe femra të cilat janë të lira në emocionet dhe pasionet e tyre. Femra të evoluara, akte që na përcjellin në vitet 60, lidhur me revolicionin “feminist”. Personazhe të tillë kemi brezin e dytë, Agostina vajza që kurorëzon dashurinë e saj me Linon. Në fillim të dy ikin e nuk lënë gjurmë, është akti i rrëmbimi\fujtina. Lino merr Agostinën dhe shkojnë në tjetër qytezë, etni arbëreshe, por tashme të asimiluar në gjuhë, Mezzojuzo. Trasgediscono\Shkelin rregulat edhe Elena e Mimmo. Kemi bujkun që tradhëton (Savatoren), (Filomena) e reja e cila ngel shtatëzan jasht martese, ( Zio Rosario) i emërguari në New York, abuz i alkolit, por njëkohësisht njeri karizmatik i cili shfrytëzonte këtë element fitimi, shumë shpejt hapi një këpucari të tijën (Rosaria) Përfaqësuese e shtresës së mesme, e cila kishte një dyqan ushqimor, por që tërhiqte klientelën duke shitur edhe trupin e saj për fitime, e tashmë kishte falimentuar se ishte zbuluar në atë ç’ka bënte.
Në miniaturë, nëpërmjet këtyre personazheve na sjellin ndërmend disa nga personazhe të Honore De Balzak, i cili përpiqet ta përfaqësojë shoqërinë me saktësi, duke u dhënë jetë personazheve që pasqyrojnë realitetin e kohës së tij, me të metat, meritat dhe ambiciet e tyre, por që nuk u ndal në karakteristikat si dhe të metat e një shoqërie të njëjtën gjë perceptoj edhe tek autori Caliva.
Romani “ Miserie” është sa statik po aq edhe i lëvisshëm. Je i mbërthyer nga një shoqëri sa tradizionale po edhe në evolvim. Bukuria e këtyre pak personazheve është se në format e tyre individuale, në tërësinë e tyre mbartin të gjitha cilësitë e shumë personazheve që mbart një qytezë e tërë. Cdo element kthehet në sintezë e çdo sintezë eshtë një element.
Pjesa më dramatike është akti final. Nga njëra anë është kurorëzimi i dasmës së dy të rinjëve Agostinës dhe Linos. Të rinë me kurajo që nuk i kishte interesuar gjykimi i shoqërisë, por triumfi i dashurisë së tyre, dhe nga ana tjetër lidhja sentimentale “ proibito” ajo e e Filomenës me burrin e kushurirës Salvatore, që priste një fëmijë prej tij dhe nuk kishin guximin të rrëfenin për këtë lidhje dashurie.
Me nota të thella vuajtje shpërtërore, por dhe me një trusni të madhe të mentalitetit të grupit, Filomena po kalonte momente më të trishtueshme , dramatike që mund të kakoj një nënë që pret të lind fëmijën e saj. I kishte shprehur Salvatores deri dëshirën për të shkuar në Palermo se në qytet nuk e njihnte askush dhe se askush do ta gjykonte, e do të gëzonte këtë lumturi që i ra për short.
Ndërsa grumbuj njerëzish uronin Agostinën dhe Linon, për triumfin e dashurisë së tyre, në anën tjetër mbi krevatin ku ishte koncepitur krijesa që mbante në bark Filomena, në agoni, me venat e prera dergjej trupi i saj. Kishte marrë me vete në mënyrën më tragjike, edhe atë fëmijë që kurrë nuk lindi...
Një përshkrim shumë të bukur artistik i bënë autori këtij momenti, ku spikasin refleksione të botkuptimit i një shoqërie maskiliste, dhe nëpërmjet një stili përshkrimi ku vdekja dhe pasioni janë në “ Tangon “ e fundit, por edhe ku mbizotëron pasioni i “ Papërgjegjshëm” por jo i pafajshëm, i shoqërisë që i rrethonte, zhveshur nga ai koncept i thellë e quajtur “Dashuri e vërtetë”. Ky sensibilitet nuk ishte në sytë e ftohtë e të prerë të Salvatore. Cdo pasion i tij dukej sikur i ishte shuar me sapo-vdekjen e saj.
Në formën më të dhimbshme autori nënvizon momentin sublim. Fjala e dhënë, Besa. Kur para trupit të saj të shtrirë, ktheht Giovanni Virgo, djaloshi që i kishte dhënë fjalën se do të martohej, para se të nisej në luftën e dytë botrore, e tashme ai çuditërisht ishte aty, me vitet e tij mbi shpinë, e me shikimin e njomë, si fletëza tulipani kripe, duke i dhënë lamtumirë atyre buzëve tashme të mermerta, puthjen e një një dashurie ende pa filluar.
Gjuha, që përdor autori është në italisht, dhe nga ana artistike është e qartë, e rrjedhshme,me një stil të aquarelluar në kompozicionin e tyre mbushur me figura letrare.
Një numër i madh toponimesh, emra lagjesh, lumenjë, kroi, kisha, pallate, etje na shoqërojnë në këtë libër që e bëjnë edhe të vërtrt nga pikpamja historike.
Përshkrimet e tij herë duken sekeçe të shkurtëra, herë kompozime të një pikture, herë kthehen në mozaik gjigand ku për çdo linjë ka vendosur një “Puzzle-biblioteke”, e çdo libërth ka përmbajtjen e tij; historike, etnografik, gjeografik, anrtopologjike të horës së tij.

Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci




Iniziative