Fotot Arbëreshe e Mariot Calivà pjesë e një ekspozite në Peru
Tre foto të Mariot Calivà do të jenë pjesë e një ekspozite të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Lima në Peru. Tema e ekspozitës është Siçilia dhe aspektet e saj kulturore. Ekspozita do të inaugurohet të premten, 25 nëntor 2022, në orën 18:00, në Sala Sironi e institutit Italian të Kulturës në Lima.